Ambasadori britanik në Ankara: Refuzimi i lidhjes PKK-PYD, një budallallëk me brirë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Ankara, Richard Moore, deklaroi se refuzimi i lidhjes ndërmjet organizatave terroriste, PKK dhe PYD, do të ishte budallallëk me brirë.

Ambasadori britanik në Ankara: Refuzimi i lidhjes PKK-PYD, një budallallëk me brirë

Richard Moore theksoi se vendi i tij është një nga partnerët më të mirë të Turqisë në luftën e saj me organizatën terroriste, PKK.

“Sigurisht që ne nuk jemi naivë apo s'jemi qorruar plotësisht për sa i takon strukturës së PYD-së dhe YPG-së. Natyrisht që edhe ne jemi në dijeni të lidhjeve, që këto grupe kanë me PKK-në. Për më tepër, jam i mendimit se të mos pranosh mundësinë e një lidhjeje të tillë do të ishte një sjellje paksa prej budallai", u shpreh ai.

“Në çdo zyrë të YPG/PYD-së që shkoni, në muret e tyre shikoni fotografitë e Ocalanit", saktësoi Moore.

Pasi shpjegoi se organizatat terroriste, PKK dhe PYD, janë një realitet i hidhur i Sirisë, ambasadori britanik në Ankara tërhoqi vëmendjen se nuk mund të veprohet sikur një realitet i tillë të mos ekzistonte fare.

Moore gjithashtu shprehu shqetësimin e vendit të tij mbi marrëdhëniet e organizatës terroriste, YPG, me Rusinë.

“Kur YPG-ja nisi përparimin nga Afrini, avionët rusë, që garantojnë mbrojtje ajrore për këtë organizatë, bombarduan forcat opozitare në atë zonë. Kjo provon shumë qartë ekzistencën e një koordinimi dhe për këtë Turqia ka të drejtë deri në fund. YPG-ja nuk mund të jetë pjesë e delegacionit, që përfaqëson opozitarët në negociatat e Gjenevës. YPG-ja nuk është një pjesë e forcave opozitare", nënvizoi kreu i misionit diplomatik britanik në kryeqytetin turk.

Turqia, vijoi ambasadori Moore, është me të vërtetë shumë mirë në luftën e saj me DAESH-in.

“Hera-herës shikoj dhe dëgjoj kritika në lidhje me përpjekjet e Turqisë në këtë fushë dhe realisht më vjen keq, madje ndihem i shqetësuar", përfundoi ai.


Lajme të ngjashme