Sot përfundon ndërtimi i urës së 3-të të Stambollit

Ndërtimi i urës do të marr fund me vendosjen e pllakës së fundit të çelikut me një ceremoni të organizuar ku do të marrin pjesë krerët e shtetit.

Sot përfundon ndërtimi i urës së 3-të të Stambollit

Plaka e fundit e urës së 3-të të Stambollit që do të lidh dy kontinente do të vendoset me një ceremoni ku do të marrin pjesë krerët e shtetit.

Pllaka e fundit e çelikut prej gjithsej 59 pllakave të urës “Javuz Sulltan Selim" do të vendoset sot me një ceremoni të organizuar ku do të marrin pjesë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu).

Kanë mbetur edhe 9 metra që ura Javuz Sulltan Selim të bashkoj kontinentet e Azisë dhe Evropës.

Mbi urë do të ketë 8 korsi të rrugës tokësore dhe 2 të linjave hekurudhore.

Ura e Javuz Sulltan Selimit me 59 metra gjerësi do të jetë ura më e gjerë në botë, me 1 mijë e 408 metra të hapjes kryesore do të jetë ura më e gjatë dhe me 322 metra lartësi do të jetë ura më e lartë në botë.



Lajme të ngjashme