Tusk: Planveprimi i përbashkët me Turqinë është prioritet për BE

Vazhdon kriza e azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.

Tusk: Planveprimi i përbashkët me Turqinë është prioritet për BE

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk në deklaratën nga Greqia tha; “ Plani i përbashkët i veprimit BE-Turqi do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë”.

Kryetari Këshillit Evropian Donald Tusk organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin grek Aleksis Cipras në Athinë.

Tusk bëri të ditur se në të gjitha studimet e kryera për të gjetur një zgjidhje për krizën e refugjatëve për ta vazhdon të mbetet prioritet plani i përbashkët i veprimit me Turqinë.

Kryeministri grek Aleksis Ciprias duke bërë të ditur se kanë marrë përsipër një barrë të paekuilibruar tha : “Jepni kontributin tuaj për të gjetur një mënyrë dinjitoze për strehimin e emigrantëve”.

Ndërsa pritja e azilkërkuesve në kufirin Greqi-Maqedoni ende vazhdon.

Disa emigrantë janë ankuar pasi edhe pse kanë të gjitha dokumentet e nevojshme nuk u është lejuar të kalojnë kufirin.



Lajme të ngjashme