Tusk: Kriza e refugjatëve, çështje e përbashkët Turqi-BE
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu dhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk, patën një takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve në rezidencën ”Çankaya”, dje në Ankara.
444292

Pas takimit ata zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët për median, e fokusuar përgjithësisht mbi çështjen e refugjatëve.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu tha se kanë diskutuar si një çështje të përbashkët kryesisht për presionet e krijuara mbi Turqinë dhe BE-në dhe rrugëzgjidhjet, problematikën e refugjatëve dhe veçanërisht zhvillimet në Siri.
“Çështja e refugjatëve është një çështje e përbashkët mes Turqisë dhe BE-së”, tha Davutoglu.
“Më 29 nëntor, në planin e përbashkët të veprimit që shpallëm, diskutuam një sërë çështjesh dhe nxorëm një kuadër shumë të rëndësishëm. Me këtë plan veprimi marrëdhëniet Turqi-BE kaluan në një fazë të re”, theksoi ai.