Lideri turk i Qipros: Nëse vijnë për 15 minuta kortezi, të mos vijnë fare

“Nëse do të vijnë për një vizitë kortezie për vetëm 15 minuta, atëherë mos të vinin fare”, reagoi Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci në lidhje me programin e vizitës së zyrtarit të BE-së, Valdis Dombrovskis në Qipro.

Lideri turk i Qipros: Nëse vijnë për 15 minuta kortezi, të mos vijnë fare

Valdis Dombrovskis, Zëvendësi i Kryetarit të Komisionit Evropian Jean Claude Junker, javën e ardhshme do të shkojë në Qipro për një vizitë 3-ditore.

Vetëm se programi i vizitës së Dombrovskis-it ka ngjallur reagime që tani në palën turke.

E para, siç e tha edhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci në fjalën që mbajti në samitin e Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, ku tha se, çështja se Dombrovskis do të kalonte apo jo në pjesën turke të ishullit nuk ishte qartësuar deri në minutën e fundit, ndërkohë që dihej se në jug të ishullit ai do të realizonte shumë kontakte.

Kur i pyetëm se do të vizitoheshim apo jo nga delegacioni i BE-së, morëm përgjigjen se do të bëhej një vizitë kortezie 15 minuta, sqaroi Akinci. Këto deklarata të Akinci u pritën me duartrokitje.

Ne jemi seriozë dhe duam që të tillë të jenë edhe bashkëbiseduesit dhe të adresuarit tanë. Sepse një zyrtar që ka për detyrë të përgatisë edhe pjesën turke të Qipros për të hyrë në BE duhet të ketë kontakte edhe me këtë pjesë të ishullit, kjo është normalja. Le të vijnë, të na dëgjojnë, të mësojnë për ndjeshmërinë e problemeve tona, këto janë edhe fushat për të cilat ata janë të autorizuar. Por duhet që të dihet mirë një diçka, që nuk kemi për të pranuar absolutisht një qasje të formës 'shkuam edhe në pjesën tjetër, sa për sy e faqe". Zotërisë po i dërgoj një mesazh të hapur që prej këtu. Të tilla vizita nëse bëhen në këtë mënyrë, atëherë më mirë mos të bëhen fare", u shpreh Presidenti i Qipros turke, Mustafa Akinci.


Lajme të ngjashme