Ala: Thirrja për marshim protestues paraqet një provokim

Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala reagoj ashpër ndaj thirrjes së udhëheqjes së Partisë HDP për të organizuar një marsh protestues në juglndje të vendit provokon opinionin publik të vendit.

Ala: Thirrja për marshim protestues paraqet një provokim

Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala, ka akuzuar liderin e opozitës se me thirrjen e tij për një marshim protestues në juglindje të vendit, po provokon opinionin e përgjithshëm në vend.

Bashkëkryetari i Partisë Demokratike Pupullore (HDP) Selahattin Demirtas, u bëri thirrje të hënën banorëve të Diyarbakir-it që të mbajnë një marshim protestues kundër orës policore e cila është në fuqi në vazhdën e operacioneve antiterroriste kundër PKK-së.

Ala tha se bëhet fjalë për një provokim klasik për të shtuar se provokuesit do të bartin pasojat nga veprimi i tyre.

“U bëjmë thirrje qytetarëve tanë të mos bien pre e provokimeve të tilla. Po i bëjmë gjërat në mënyrë legale në mënyrë që të sigurojmë paqe dhe siguri. Dhashë Zoti, ne do të rikthejmë paqen në ditët në vijim", -u tha gazetarëve në Parlament.

I pyetur nëse do të vazhdojnë operacionet, Ala deklaroi se “përderisa ka istikame, bomba dhe terroristë të cilët shqetësojnë qytetarët operacionet do të vazhdojnë".

“Siç e dini, në vendet ku nuk ka shfaqje të tilla, nuk ka probleme të kësaj natyre. Atje njerëzit bëjnë punët e përditshme", tha Ministri Ala.



Lajme të ngjashme