Greqia i rikthen Turqisë 150 azilkërkuesit e parë

Në kudër të 'marrëveshjes së ripranimit' që ekziston ndërmjet dy vendeve, policia kufitare greke solli në Pikën e Kalimit Kufitar të Ipsalës 150 migrantë me shtetësi marokene, tuniziane dhe algjeriane, të cilët kishin hyrë në Greqi me rrugë të jashtëligjs

Greqia i rikthen Turqisë 150 azilkërkuesit e parë
kaçak göçmen.jpg

Në kudër të 'marrëveshjes së ripranimit' që ekziston ndërmjet dy vendeve, policia kufitare greke solli në Pikën e Kalimit Kufitar të Ipsalës 150 migrantë me shtetësi marokene, tuniziane dhe algjeriane, të cilët kishin hyrë në Greqi me rrugë të jashtëligjshme.

Në bazë të 'marrëveshjes së ripranimit' të nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe Greqisë është realizuar edhe rikthimi i azilkërkuesve të parë.

Në kuadër të kësaj, në etapën e parë Greqia i ka rikthyer Turqisë 150 azilkërkues nga një grup rreth 300 emigrantësh.

Sipas marrëveshjes në fjalë policia kufitare greke solli në Pikën e Kalimit Kufitar të Ipsalës 150 migrantë me shtetësi marokene, tuniziane dhe algjeriane, të cilët kishin hyrë në Greqi me rrugë të jashtëligjshme.

Migrantët u morën në dorëzim nga autoritet turke në zonën tampon ndërmjet pikave të kalimit kufitar Kipi dhe Ipsala dhe pas përfundimit të veprimeve të regjistrimit u transferuan me autobusë për në Qendrën e Riatdhesimit në Edirne.

Pritet që Turqisë ti dorëzohen edhe migrantë të tjerë brenda ditës së sotme.



Lajme të ngjashme