Erdogan: OKB-ja duhet të reformohet

Qëndrimet egoiste ndaj masakrimit të afër gjysmë milioni njerëzve të pafajshëm në Siri dhe të miliona të tjerëve të shpërngulur hapin plagë të thella në ndërgjegjen e njerëzimit, tha Presidenti Erdogan në një fjalim drejtuar parlamentit të Ganës, ku gjend

bm rusya k.kore.jpg

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Reccep Tayyip Erdoğan) në fjalimin e tij mbajtur në seancën plenare të parlamentit të Ganës tha se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) duhet të reformohet përsëri për çështjen e ndihmës ndaj shteteve të varfra dhe më pak të zhvilluara

Erdoan duke theksuar se në Siri janë masakruar rreth gjysmë milioni njerëz tha se "Qëndrimet egoiste kundrejt masakrimit të afër gjysmë milioni njerëzve të pafajshëm në Siri, ku në këtë vend kemi një terrorizëm shtetëror, kemi zhvendosjen e 12 milionë të të dëmtuarve nga vendlindjet, shtëpitë e tyre, janë duke hapur plagë të thella në ndërgjegjen e njerëzimit".

-"Gana është burimi i frymëzimit për Afrikën"

Erdoan pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve në Pallatin presidencial, në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin e Ganës, John Dramani Maham, u shpreh se Gana është shteti i parë, i cili në vitin 1957 fitoi pavarësinë e saj në Afrikën nënsahariane.

Ai theksoi se zjarri i lirisë që u ndez në Ganë bëri të mundur që të kalojë dhe përhapet edhe në shtetet tjera.



Lajme të ngjashme