"The Guardian" - Guehenno: Mos sakrifikoni Turqinë për Sirinë!

Presidenti i Grupit Ndërkombëtar të Krizës, Jean-Marie Guehenno, publikoi në uebportalin e gazetës britanike, “The Guardian", një artikull të titulluar “Mos sakrifikoni Turqinë për Sirinë!".

"The Guardian" - Guehenno: Mos sakrifikoni Turqinë për Sirinë!

Jean-Marie Guehenno deklaroi se ndihet i shqetësuar nga përsëritja në Siri e të njëjtave gabime, që janë kryer më parë në Irak dhe Libi, pavarësisht paralajmërimeve të Turqisë.

“Vendimet e fuqive perëndimore për të pushtuar Irakun në vitin 2003 dhe për të bombarduar Libinë në 2011-n u morën përkundër këshillave antagoniste të Turqisë. Sot është arritur të kuptohet mendjemprehtësia e këtyre këshillave. Turqia, si fqinji i madh i Sirisë, u vendos përballë Esadit me shpejtësi dhe në mënyrë të pakthyeshme. Historia mund të gjykojë në të njëjtën mënyrë edhe shmangien e një ndërhyrjeje të hershme, të shpejtë dhe të prerë në Siri, nga Perëndimi, duke mos dëgjuar këshillat e Ankarasë", vlerësoi ai.

“Ka ardhur koha që të fokusohemi te Turqia, e cila vazhdon të jetë spirancë e stabilitetit ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, Lindjes së Mesme dhe Evropës, rendit botëror aktual dhe vijave të tensionuara të thyerjes, të cilat përbëjnë një rend alternativ të mbushur me dhunë dhe ekstremizëm", nënvizon Guehenno në vijim të shkrimit në të përditshmen prestigjioze me seli në Londër.

Kreu i Grupit Ndërkombëtar të Krizës tërheq vëmendjen se politikat, që për shtetet perëndimore nxjerrin në pah luftën kundër organizatës terroriste, DAESH, sjellin me vete rrezikun e humbjes së një Turqie me stabilitet dhe mirëqenie.

“Cilado qoftë ajo, një politikë e qëndrueshme për Sirinë duhet patjetër të ketë parasysh dimensionin në lidhje me Turqinë. Lufta në Siri është një tragjedi ndërkombëtare akumuluese. Në mënyrë të pakontestueshme, Turqia dhe Perëndimi janë brenda të njëjtës anijeje në mesin e stuhive gjeopolitike aktuale", komenton ai.

Pasi kujton se ekonomia turke është ende e fuqishme dhe këtë e tregon fare bukur shembulli i “Turkish Airlines" (THY), që në 5 vitet e fundit është zgjedhur kompania ajrore më e mirë në Evropë; Jean-Marie Guehenno thekson se shteti turk, siç e demonstron edhe historia, nuk do t'ia lërë kurrë territoret e tij asnjë fuqie tjetër.



Lajme të ngjashme