Kryetari i BE-së do të vizitojë Turqinë

Pas një turneu vizitash në Ballkan, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk do të vizitojë Ankaranë në prag të samitit BE-Turqi të parashikuar më 7 mars, me theks të veçantë në krizën e refugjatëve.

Kryetari i BE-së do të vizitojë Turqinë

Kryetari i Këshillit Evropian (BE), Donald Tusk do të vizitojë Turqinë.

Në Ankara Tusk do të vijë më 3 mars, pas përfundimit të një turneu vizitash në vendet e Ballkanit.

Pritet që Tusk gjatë qëndrimit në Ankara të takohet me Kryeministrin Ahmet Davutollu dhe të vendosë lule në vendin ku ndodhi sulmi terrorist i 17 shkurtit, me pasojë vdekjen e 29 personave.

Më pas Tusk do të pritet në takim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Mendohet që pikat kryesore e agjendës së takimeve të jenë lufta kundër terrorit dhe kriza e migrantëve.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së në prag të samitit të liderëve të vendeve të Unionit, që u mbajt në Bruksel ndërmjet datave 18-19 shkurt, kishin publikuar një komunikatë të përbashkët që dënonte sulmin terrorist në Ankara.

Në këtë samit liderët evropianë morën edhe një vendim për të mbajtur një takim të veçantë të nivelit të lartë me Turqinë.

Dhe ky samit do të realizohet më 7 mars, ku përveç krizës së refugjatëve do të trajtohen edhe marrëdhëniet BE-Turqi si dhe lufta kundër terrorit.

Më herët Tusk kishte thënë se kërkesat e Ankarasë për antiterrorin do ti trajtojnë në samitin e parashikuar me Turqinë në fillim të marsit.


Lajme të ngjashme