Erdogan pritet me nderime të larta në Ganë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndodhet në Ganë që është ndalesa e dytë e turneut të vizitave në Afrikën Perëndimore.

Erdogan pritet me nderime të larta në Ganë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndodhet në Ganë që është ndalesa e dytë e turneut të vizitave në Afrikën Perëndimore.

Për Presidentin Erdoan në kryeqytetin Akra në Pallatin Presidencial u organizua një ceremoni zyrtare e pritjes.

Pas ceremonisë së pritjes Presidenti Erdoan dhe homologu i tij i Ganës, Xhon Dramani Mahama (John Dramani Mahama) zhvilluan një takim kokë më kokë, ndërsa më pas u kalua në takim mes delegacioneve.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve, Presidenti Erdoan do të mbaj një fjalim në Parlamentin e Ganës.

Ndërkaq pas Forumit të Biznesit Turqi-Ganë, Erdoan do të vizitoj edhe kantierin e xhamisë kombëtare të Ganës dhe kompleksin e saj.

Presidenti Erdoan pas kontakteve në Ganë do të kaloj në Nigeri që është edhe ndalesa e tretë e turneut të vizitave në Afrikën Perëndimore.

Në delegacionin e Presidentit Erdoan marrin pjesë Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministrja e Mjedisit dhe Urbanizmit, Fatma Gyldemet Sarë (Fatma Güldemet Sarı), Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Ismet Jëllmaz (İsmet Yılmaz), Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albajrak (Berat Albayrak), Ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitash (Mustafa Elitaş) dhe Zëvendëssekretari i Përgjithshëm dhe Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın).



Lajme të ngjashme