Eksportet turke shënojnë rritje edhe në shkurt

Eksportet turke në shkurt u realizuan në 10 miliardë e 790 milionë dollarë, duke u rritur me 3,1% në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar.

Eksportet turke shënojnë rritje edhe në shkurt

Janë publikuar shifrat e eksportit për muajin shkurt.

Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) në muajin shkurt eksportet janë realizuar në shifrën e 10 miliardë e 790 milionë dollarëve.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm eksportet janë rritur me 3,1% në total.

Ndërsa për periudhën e fundit 12-mujore eksportet kanë pësuar një rënie me 10,8% dhe janë realizuar në 139 miliardë e 735 milionë dollarë.



Lajme të ngjashme