Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Grupi i anijeve të NATO-s filloi misionin në Egje

Grupi i anijeve luftarake dhe të shpëtimit të NATO-s ka filluar misionin në ujërat ndërkombëtare të Egjeut në kuadër të angazhimit të Aleancës për të minimizuar rastet e vdekjes dhe ndërprerë linjën e emigracionit klandestin përmes Egjeut.

nato genel sekreteri jens stoltenberg.jpg
göçmen kurtarma.jpg

Grupi i anijeve luftarake dhe të shpëtimit të NATO-s ka filluar misionin në ujërat ndërkombëtare të Egjeut në kuadër të angazhimit të Aleancës për të minimizuar rastet e vdekjes, që ndodhin gjatë udhëtimeve të rrezikshme që ndërmarrin emigrantët në Egje me shpresën për të mbërritur në Greqi, si dhe për të marrë në kontroll kufijtë e Evropës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca do të japë kontributin e saj në përpjekjet ndërkombëtare që bëhen me qëllim ndalimin e trafikut të jashtëligjshëm në Detin e Egjeut si dhe ndërprerjen e linjës së emigracionit klandestin.

–“Grupi i gatshëm i anijeve të NATO-s, “Standing Maritime Group-2" do të informojë në lidhje me aktivitetin që do të kryejë Rojën Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë si dhe institucione e agjenci të tjera kombëtare të këtyre dy vendeve", - shtoi Stoltenberg.


Lajme të ngjashme