Defici tregtar i Turqisë - Janari shënon rënie me 13,4%

Deficiti tregtar i Turqisë në muajin janar ka rënë me 13,4% duke u ulur në 3 miliardë e 762 milionë dollarë.

Defici tregtar i Turqisë - Janari shënon rënie me 13,4%

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) dhe Ministria e Doganave dhe Tregtisë publikuan sot një raport të përbashkët mbi statistikat e përkohshme të tregtisë së jashtme për muajin janar 2016.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet turke në janar 2016 janë pakësuar me 22% për një vlerë të përgjithshme prej 9 miliardë e 597 milionë dollarësh, ndërsa importet kanë rënë me 19,7% për një shumë totale prej 13 miliardë e 358 milionë dollarësh.

Gjatë të njëjtit harku kohor, deficiti tregtar i Turqisë ka regjistruar një rënie me 13,4% duke u ulur në 3 miliardë e 762 milionë dollarë, nga 4 miliardë e 343 milionë dollarë që ishte më parë.

Ndërsa shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet ka rënë nga 73,9% në janar të 2015-s, në 71,8% gjatë të njëjtit muaji të këtij viti.



Lajme të ngjashme