Davutoglu uron Thaçin për zgjedhjen e tij për president

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) bëri të ditur se Turqia është njëra prej vendeve të para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Davutoglu uron Thaçin për zgjedhjen e tij për president

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) bëri të ditur se Turqia është njëra prej vendeve të para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Davutollu i bëri një telefonatë Hashim Thaçit të cilin e përgëzoi për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Kosovës.

Duke e bërë të ditur se Turqia mbështeti pavarësinë e Kosovës në çdo fushë dhe se do ta mbështetë me vendosmëri edhe në të ardhmen Kryeministri Davutollu tha se Turqia i kushton rëndësi të madhe që Kosova të vazhdoj rrugëtimin e saj në drejtim të integrimit në institucionet evropiane dhe të veri-atlantikut dhe që Kosova të bëhet anëtare e fortë dhe e respektueshme e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi Kryeministrin Davutollu për urime, ndërsa i shprehu falënderimet Kryeministrit Davutollu dhe popullit turk për përkrahjen e vendosur të dhënë prej pavarësisë së Kosovës e këtej.



Lajme të ngjashme