Erdogan: Turqia nuk do të lejojë hapjen e korridorit në veri të Sirisë

Presidenti Erdoan para nisjes për në vizitë në Bregun e Fildishtë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Erdogan: Turqia nuk do të lejojë hapjen e korridorit në veri të Sirisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk do të lejojnë që organizatat terroriste PYD dhe YPG të hapin korridor në veri të Sirisë.

Presidenti Erdoan para nisjes për në vizitë në Bregun e Fildishtë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroportin Ataturk të Stambollit.

I rikujtuar në lidhje me pretendimet se Siria mund të ndahet në tresh, Presidenti Erdoan foli kështu: “Aktualisht këto shqetësime në lidhje me copëtimin mbretërojnë tek çdokush ashtu edhe tek ne. Sepse disa prej tyre mbështesin përpjekjet e PYD dhe YPG për të vendosur një korridor në veri të Sirisë. Kush janë këta përkrahës i dini dhe i përcillni ju edhe ne. Turqia edhe më herët ka theksuar se nuk do të lejoj formimin e një korridori të tillë në veri të Sirisë dhe se do të bëjmë atë që na takon në këtë drejtim. Sepse një korridor i tillë i terroristëve që do të formohet aty, për ne çdo herë paraqet një shqetësim dhe kërcënim".

Erdoan i bëri një vlerësim lirimit të kryeredaktorit dhe përfaqësuesit për Ankara të gazetës “Cumhuriyet" pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “shkeljen e të drejtave".

Ai tha se personalisht përkrahë lirinë e shprehjes, ndërsa për këtë ngjarje tha se nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes.

“Mirëpo nuk jam pro dhënies të së drejtës askujt për të njollosur apo për të sulmuar këtë vend nën maskën e lirisë së shprehjes. Sepse kjo paraqet një spiunazh".-ka thënë Erdoan.

Ndërkaq në lidhje me punimet për hartimin e kushtetutës së re Presidenti Erdoan tha se “Në qoftë se është e nevojshme të organizohet një referendum atëherë janë të nevojshme 330 vota. Nëse arrihet të sigurohen këto 330 vota atëherë vendoset se për cilën çështje të organizohet referendumi dhe ai do të organizohet".



Lajme të ngjashme