Avramopoulos: Evropa në kaos, në rast të dështimit të samitit me Turqinë

Komisioneri evropian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos u shpreh se Evropa do të orientohet në një situatë kaotike nëse nuk arrihet konsensusi në samitin e jashtëzakonshëm midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë për krizën migratore më 7 mars në Bruksel.

440258
Avramopoulos: Evropa në kaos, në rast të dështimit të samitit me Turqinë

“Nëse nuk do të arrihet fryma e mirëkuptimit më 7 mars, ne do të shkojmë drejt një katastrofe”, tha Avramopoulos gjatë konferencës në Delfi, në Greqinë Qendrore ndërsa mosmarrëveshjet për çështjen e migrantëve janë shumë të forta midis vendeve të BE-së.

BE-ja më 7 mars do të synojë të ndërmarrë një nismë të përbashkët me Ankaranë për të frenuar krizën më të rëndë migratore në historinë e Bashkimit Evropian.

“Data 7 mars do të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje për të ndarë përgjegjësinë midis shteteve anëtare, kusht për një zgjidhje të mundshme të problemit”, theksoi Avramopoulos.



Lajme të ngjashme