Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Armëpushimi në Siri dhe kurthi i Rusisë

Turqia është e shqetësuar në lidhje me armëpushimin në Siri...

Armëpushimi në Siri dhe kurthi i Rusisë

Kryeministri Ahmet Davutoglu, tha se marrëveshja është e mbushur me kurthe.

Kryeministri Davutoglu tha se me të parë marrëveshjen, kurthet bien menjëherë në sy dhe shtoi: “Opozitarët nuk do të sulmojnë regjimin sirian, Rusinë dhe Iranin. Mirëpo ku është garancia që opozitarët nuk do të sulmohen?". Këto ishin fjalët me të cilat reagoi Kryeministri Davutoglu.

Davutoglu theksoi se DAESH dhe Al Nusra janë lënë jashtë përfshirjes në armëpushim.

“Zaten Rusia dhe Al Nusra thonë se godasin DAESH-in dhe shkojnë e godasin Halepin. Për këtë arsye armëpushimi është një kurth i brishtë. Për fat të keq, ky është kurthi i Rusisë, ata janë edhe përpara Amerikës dhe këto fjalë të komplikuara mund të abuzohen" tha Kryeministri Ahmet Davutoglu.

Kurse Zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalin, tërhoqi vëmendjen në sulmet që vazhdojnë në Siri dhe bëri komentin “jemi të shqetësuar".



Lajme të ngjashme