Tri qytete të Turqisë në mesin e 50 qyteteve më popullore në botë
“Hoppa", një kompani ndërkombëtare e transportit aeroportual, ka publikuar një listë të qyteteve me më tepër fotografi të postuara në “Instagram", ku nuk mungojnë edhe tri qytete turke.

Në këtë listë, që është publikuar pas një skanimi 1-mujor të fotografive nga mbarë rruzulli, Stambolli është renditur në vendin e 6-të, si qyteti i vetëm në botë që lidh dy kontinente të ndara nga njëri-tjetri me det.
Antalia, kryeqyteti turistik i Turqisë, është klasifikuar e 25-a; ndërsa Mugla, e konsideruar gjerësisht si perla e Egjeut, ka zënë vendin e 49-të në mesin e qyteteve më popullore në botë.
Sakaq, në krye të listës renditen respektivisht Nju-Jorku, Londra, Parisi, Dubai dhe Los Anxhelosi.