Partnerët e koalicionit të RTQV-së bien dakord, miratohet “Marrëveshja e Ujit”

Kriza e ujit të ishullit është zgjidhur dhe Këshilli i Ministrave ka miratuar tekstin e marrëveshjes së ujit që do të shkojë nga Turqia në Ishull.

Partnerët e koalicionit të RTQV-së bien dakord, miratohet “Marrëveshja e Ujit”

Kabineti i Republikës Turke të Qipros së Veriut ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në rendin e ditës ishte “Marrëveshja e Ujit" e cila ishte lënë mënjanë prej kohe për shkak të mosmarrëveshjes së partnerëve të koalicionit.

Me miratimin e marrëveshjes, Kryeministrit Ömer Kalyoncu iu dha autorizimi për nënshkrimin e marrëveshjes me Turqinë.

Projekti i ujit i cili bëri hapjen zyrtare më 17 tetor 2015, në një farë mënyrë nuk arriti të aktivizohej për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me administrimin e tij.



Lajme të ngjashme