Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Orban: BE-ja i premton Turqisë gjëra që nuk i realizon dot

"Brukseli i jep Turqisë premtime, të cilat ne nuk mund ti përmbushim ose nuk duam ti përmbushim", deklaroi kryeministri hungarez Orban për gazetën “Bild.

Orban: BE-ja i premton Turqisë gjëra që nuk i realizon dot

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë premtime Turqisë, të cilat nuk mund ti përmbushë.

Në deklaratën e tij për gazetën “Bild", pyetjes nëse do të mbahet referendum në Hungari lidhur me shpërndarjen e refugjatëve në shtetet anëtare të BE-së, Kryeministri Orban i përgjigj duke thënë se referendumi në fjalë do të bëhet për parandalimin e vendosjes së kuotave të obligueshme për pranimin e refugjatëve brenda BE-së.

Ai theksoi se nuk do të marrin një vendim të tillë pa informuar qytetarët dhe se kuotat në fjalë do ti ndryshojnë veçoritë karakteristike të shtetit të tyre dhe Evropës.

"BE-ja më 7 mars do të mbajë një samit special me Turqinë. Turqia është një ndër aleatët më të mirë të Angela Merkelit në lidhje me refugjatët", -tha Orban.

Pyetjes, nëse i besoni Ankarasë, Erdogan-it? ai u përgjigj: "Për një kohë të gjatë Presidenti Erdogan është një ndër miqtë e mi. Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të afërta dhe konfidenciale", - tha kryeministri hungarez.


Lajme të ngjashme