Erdogan: Sistemi financiar me pjesëmarrje, forca shtytëse e ekonomisë turke

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e hapjes së bankës me pjesëmarrje “Vakif Katilim Bankasi", Presidenti Rexhep Tajip Erdoan shprehu bindjen se sistemi financiar me pjesëmarrje do të jetë forca shtytëse e ekonomisë turke.

Erdogan: Sistemi financiar me pjesëmarrje, forca shtytëse e ekonomisë turke

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e hapjes së bankës me pjesëmarrje “Vakif Katilim Bankasi", Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ky është produkti i një ëndrre 20-vjeçare.

Erdoan u shpreh i bindur se një sistem financiar me pjesëmarrje, që nxit prodhimin e jo konsumin, që u siguron sipërmarrjeve mundësinë e përdorimit të burimeve (financiare) pa i futur ato në borxhe, që redukton brishtësitë, do të jetë forca shtytëse e ekonomisë turke.

Me themelimin e bankës i bankës së re me pjesëmarrje “Vakif Katilim Bankasi" numri i institucioneve financiare që punojnë me sistemin e pjesëmarrjes në Turqi është rritur në 6, u shpreh Erdoan dhe vijoi:

-“Vetëm se niveli i ulët ende rreth 5% i sistemit financiar me pjesëmarrje brenda të gjithë sistemit bankar e financiar tregon atë që ende kemi shumë punë për të bërë. Kjo është arsyeja që në lidhje me këtë çështje kemi vendosur një objektiv prej 15% me synimin për ta realizuar brenda vitit 2025, por unë mendoj se ky objektiv është i pamjaftueshëm. Gjatë bisedave që zhvilloj me shokët dhe këshilltarët u them se ky objektiv duhet rritur me shpejtësi në nivelin e 25%".



Lajme të ngjashme