Turqia intensifikon operacionet për kapjen e trafikantëve të emigrantëve

Në nënprefekturën Çesme të Izmirit, në operacionin ndaj trafikantëve të emigrantëve, u arrestuan 4 persona.

Turqia intensifikon operacionet për kapjen e trafikantëve të emigrantëve

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Policisë së Rrethit, u zhvillua një operacion ndaj grupeve të cilat ishin përcaktuar se përgatiteshin për tu nisur jashtë shtetit në rrugë të jashtëligjshme.

Në operacion u kapën 14 emigrantë të jashtëligjshëm që me 3 automjete mundoheshin të kalonin në mënyrë të jashtëligjshme jashtë shtetit si dhe 4 trafikantë me nënshtetësi iraniane.

4 të pandehurit iranianë, pasi dolën përpara drejtësisë u dërguan në burg.

Nga ana tjetër, u kapën edhe 779 persona, 574 nga të cilët ishin nënshtetas sirianë që mundoheshin të hynin në Turqi në rrugë të jashtëligjshme.



Lajme të ngjashme