Rritet interesi i të huajve për të blerë shtëpi në Turqi

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) shtetasit e huaj në muajin janar 2016 kanë blerë në Turqi 1 mijë e 462 banesa.

Rritet interesi i të huajve për të blerë shtëpi në Turqi

Në sektorin e patundshmërive ky vit filloi shpejt për të huajt që duan të blejnë shtëpi në Turqi.

Në shitjet e banesave që u janë bërë të huajve në muajin janar 2016 është shënuar një rritje me 13,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) shtetasit e huaj në muajin janar kanë blerë në Turqi 1 mijë e 462 banesa.

Gjysma e banesave u janë shitur shtetasve nga Iraku, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Rusia.

Ndërsa për sa i përket preferencës së të huajve për qytetin që pëlqejnë më shumë të blejnë shtëpi nuk ka ndryshuar, në vend të parë qëndron ende Stambolli. Në muajin janar shtetasve të huaj në Stamboll u janë shitur 498 banesa. Stambolli ndiqet nga Antalya me 315 banesa, Bursa me 129 banesa dhe nga Yalova me 84 banesa.

E vlerësuar në bazë vjetore rritja më e madhe në shitjet e banesave të huajve ka ndodhur në Trabzon, ku rritja ka qenë 391%.

Prefekturën e Trabzonin e ndjekin Ankaraja me 65,9% dhe Bursa me 59,3%.


Lajme të ngjashme