Organizata terroriste PKK rrëmben të rinjtë dhe i kthen në kamikazë

Nga hetimet doli se kamikazi i sulmit të fundit terrorist në Ankara ishte rrëmbyer në vitin 2005 dhe kishte qëndruar 11 vite në kampet e PKK-së.

Organizata terroriste PKK rrëmben të rinjtë dhe i kthen në kamikazë

Musa Somer, babai i Abdulkadir Somerit, autori i sulmit me bombë ndaj autobusëve të personelit ushtarak në Ankara dhe që shkaktoi 29 të vdekur, u mor në pyetje në polici.

Babai Somer tha se kampet e organizatës terroriste PKK i kishte shëtitur 4 herë për të gjetur djalin e tij të rrëmbyer në vitin 2005, duke sqaruar se terroristët që gjendeshin në këto kampe nuk ia kishin treguar atij djalin dhe nuk i kishin dhënë asnjë informacion.

Kamikazi i rrëmbyer që fëmijë nga terroristët e PKK-së për 11 vite kishte qëndruar në kampet e organizatës, ku gjenden edhe një numër i madh fëmijësh për t'u stërvitur si terrorist.



Lajme të ngjashme