Kurtulmus: Turqia do t'i mësojë botës gjuhën e dashurisë

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, kritikoi vendet që hezitojnë të pranojnë emigrantët.

Kurtulmus: Turqia do t'i mësojë botës gjuhën e dashurisë

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se Turqia në krizat humanitare do t'i mësojë të gjithë njerëzimit gjuhën e dashurisë.

Numan Kurtullmush në Stamboll mbajti një fjalim në programin përkujtimor të organizuar me rastin e përvjetorit të 850-të të vdekjes së Hoxhë Ahmed Jeseviut.

Duke tërhequr vëmendjen në krizat humanitare në botë, Numan Kurtullmush kritikoi vendet të cilat hezitojnë të pranojnë emigrantët, ndërkaq tha se në çdo refugjatë me një botëkuptim materialist shikohet si në një barrë, ndërsa shtoi se kjo nuk do të zgjidhë krizën.

Kurtullmush tha se Turqia ka vepruar mjaftë ndjeshëm ndaj refugjatëve ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ky popull, i cili shkon gjurmëve të Ahmet Jeseviut dhe ndjekësve të tij, ka hapur portat për rreth 3 milionë refugjatë sirianë dhe irakianë".

Zëvendëskryeministri gjithashtu bëri të ditur se pushtimet dhe presionet në rajon duhet të marrin fund sa më parë, ndërsa shtoi se vendet të cilat kanë të gjitha forcat për të parandaluar dhunën me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë nuk premtojnë për ta parandaluar atë.

Në fjalën e tij drejtuar të rinjve Kurtullmush tha: “Edhe pse vendet e fuqishme nuk kanë zemër për të parandaluar dhunën, ju e keni këtë. Tash e tutje ne do ti mësojmë botës dhe gjithë njerëzimi këtë gjuhë".



Lajme të ngjashme