Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Davutoglu: Nuk pyesim për armëpushimin e Sirisë nëse kërcënohemi

Kryeministri Ahmet Davutollu tha se armëpushimi që pritet të hyjë në fuqi në Siri nuk do të jetë detyrues për Turqinë në rast se “siguria e saj do të përballet me ndonjë kërcënim".

Davutoglu: Nuk pyesim për armëpushimin e Sirisë nëse kërcënohemi

-“Ky armëpushim është një armëpushim që vlen për Sirinë dhe për palët që janë në konflikt brenda Sirisë", - u shpreh Davutollu.

Këto deklarata Kryeministri Ahmet Davuollu (Ahmet Davutoğlu) i bëri në përgjigje të interesit të gazetarëve në Konya (që është vendlindja e tij), ku theksoi se edhe YPG-ja, që është zgjatimi i organizatës terroriste separatiste PKK në Siri, është një organizatë terroriste ashtu siç është DAESH me Al Nusra.

Kryeministri turk u shpreh se për këto organizata terroriste nuk bëhet fjalë në marrëveshjen e armëpushimit që është arritur ndërmjet administratave të Uashingtonit dhe Moskës për Sirinë.

-“Është një diçka që duhej bërë. Por të dihet edhe një gjë; kur të bëhet fjalë për sigurinë, Turqia nuk merr leje nga askush, nuk pyet asnjë, bën atë që duhet bërë, sepse që nga ai moment çështja nuk është vetëm çështje e Sirisë", deklaroi Davutollu.

Kryeministri turk paralajmëroi me një gjuhë të ashpër edhe vendet që mbështesin organizatën në fjalë.

-“Të gjithë të kenë kujdes. Se mos ndonjëri vazhdon të mbajë qëndrime që mbështetin terrorin në Turqi duke menduar se “këtu u vendos armëpushimi, si do që të ndodhë Turqia nuk na bën dot gjë. Ajo që do të vendosë mbi masat e sigurisë që do të marrë Turqia është vetëm Ankaraja. Në qoftë se YPG-ja dhe vendet që qëndrojnë prapa saj nisen nga botëkuptimi që si do që të ndodhë kemi armëpushimin, atëherë qëndrimi ynë në lidhje me këtë çështje është më se i hapur dhe i qartë", - nënvizoi Davutollu.



Lajme të ngjashme