Avionët turq godasin pozicionet e PKK-së në Malin Kandil

Pozicionet e organizatës terroriste separatiste PKK në Malin Kandil, që ndodhet në veri të Irakut, dhe përreth këtij mali janë goditur me operacionin ajror të realizuar nga gjuajtësit turq.

Avionët turq godasin pozicionet e PKK-së në Malin Kandil

Sipas informacioneve që përcjellin burimet ushtarake, gjuajtësit turq dje në orën 17.30 (me orën lokale) kryen një operacion në këtë zonë.

Gjatë operacionit u asgjësuan vendstrehime, depo dhe pozicione të përcaktuara më parë.

Operacioni ajror zgjati afërsisht 2 orë dhe të gjitha objektivat u goditën me sukses.


Lajme të ngjashme