Maizier: Pak kohë duhet që të kuptohet efekti i masave përball refugjatëve

Maiziere tha se të gjitha vendet anëtare të unionit janë të një mendimi për bashkëpunim me Turqinë në çështjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së.

Maizier: Pak kohë duhet që të kuptohet efekti i masave përball refugjatëve

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere tha se kanë mbetur edhe dy javë për të kuptuar se a kanë qenë efektive masat e marra së bashku me Turqinë përballë dyndjes së emigrantëve.

Gjatë pjesëmarrjes në një program të kanalit të parë televiziv të Gjeramanisë, ARD, Ministri Thomas de Maiziere tha se të gjitha vendet anëtare të unionit janë të një mendimi për bashkëpunim me Turqinë në çështjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së.

Ministri shpjegoi se ky bashkëpunim përfshinë masat si Agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve, FRONTEX, misionin e NATO-së në ujërat e Detit Egje dhe kthimin e emigrantëve për të cilët vërtetohet se kanë ardhur nga Turqia.

Ministri gjerman tha që në qoftë se gjatë dy javëve të ardhshme vërtetohet se këto masa janë të pamjaftueshme në luftën me krizën e emigrantëve, atëherë do të qëndrohet mbi propozimet tjera evropiane për zgjidhje.

“Në këtë rast zona Schengen do të mbrohet me masa të marra në kufij të tjera", ka thënë De Maiziere.



Lajme të ngjashme