Bozkir reagon ashpër ndaj raportueses për Turqinë, Kati Piri

“Kati Piri, ka humbur neutralitetin e saj në çështjen me Turqinë”,- ka thënë Ministri turk i Integrimit Evropian, Volkan Bozkir.

438057
Bozkir reagon ashpër ndaj raportueses për Turqinë, Kati Piri

Ka ardhur një reagim i ashpër ndaj Raportueses së Parlamentit Evropian për Turqinë

Kati Piri nga Ankaraja, pas kufizimit të vizitës së saj vetëm në Diyarbakir.

Ministri i Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Volkan Bozkir u shpreh në këtë mënyrë: “Kati Piri, ka humbur neutralitetin e saj në çështjen me Turqinë”.

Kati Piri menjëherë pas sulmit terrorist në Ankara, pati kontakte në Diyarbakir. Duke mos u mjaftuar vetëm me vizitën në këtë qytet, Kati Piri në ueb faqen e saj nuk e cilësoi PKK-në si organizatë terroriste.

Ndaj këtij qëndrimi të raportueses Ministri i BE-së dhe Kryenegociatori Volkan Bozkir tregoi një reagim të fortë.

Volkan Bozkir tha:

“Një ditë pas ceremonisë së varrimit të viktimave të sulmit të terrorit në Ankara ku humbën jetën 28 persona, në ditën kur në Sur ranë dëshmorë 7 pjesëtarë të forcave të sigurisë, Kati Piri dhe delegacioni që e shoqëronte pati një takim me përkrahësit e PKK-së. Kjo është mosrespektim i Turqisë dhe jetëve të humbura”



Lajme të ngjashme