Ministri italian Gentiloni zhvillon një vizitë dyditore në Ankara

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu me mysafirin e tij biseduan për çështjet rajonale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministri italian Gentiloni zhvillon një vizitë dyditore në Ankara

Ministri i Jashtëm dhe njëkohësisht Ministri i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Paollo Xhentilloni (Paolo Gentiloni) ndodhet për një vizitë zyrtare në Ankara.

Ministri i Jashtëm turk, Mavlyt Çavushollu (Mevlut Çavoşoğlu) mysafirin italian të ndodhur për vizitë zyrtare dyditore në Ankara e mirëpriti në darkë të shtruar për nder të tij.

Gjatë takimit u bisedua në lidhje me zhvillimet rajonale me në krye ato në Siri, Irak dhe Libi dhe për luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Në tavolinën e bisedimeve ishin edhe temat si procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE, zhvillimet e fundit në ishullin e Qipros dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë.

Në kuadër të vizitës së tij Ministri italian Gentiloni do të pritet në takim edhe nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu).



Lajme të ngjashme