Lirohen tre gazetarët e AA-së, të rrëmbyer nga PKK-ja

Gazetarët e AA-së u rrëmbyen nga terroristët e PKK-së në qarkun Nusaybin të Mardinit.

Lirohen tre gazetarët e AA-së, të rrëmbyer nga PKK-ja

Tre gazetarë të agjencisë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA), të rrëmbyer nga militantë të organizatës terroriste PKK një ditë më parë gjatë kryerjes së detyrës së tyre në Nusajbin të Mardinit, u liruan, njoftoi agjencia e sipërcituar.

Gazetari specialist si korrespondent lufte, Rauf Maltash, fotoreporteri Onur Çoban dhe kameramani Kenan Yesilyurt, u rrëmbyen nga terroristët e PKK-së në qarkun Nusaybin të Mardinit.

Gazetarët i janë dorëzuar sot një delegacioni të kryesuar nga deputeti i partisë HDP të këtij qyteti, Ali Atalan dhe kryetarit të kësaj partie në Mardin, Ferhat Kut.

Gazetarët janë dërguar për të dhënë informacion të mëtejshëm në drejtorinë e policisë së Nusajbinit. Ndërkohë, vihet në dukje se terroristët nuk kanë kthyer pajisjet e gazetarëve.


Fjalët Kyçe: gazetarë , Anadolu Agency , AA , Nusajbin , Mardin , Turqi

Lajme të ngjashme