Erdogan: Askush nuk mund të pengoj të drejtën e Turqisë për vetëmbrojte

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se askush nuk mund të pengoj të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje përballë terrorit.

Erdogan: Askush nuk mund të pengoj të drejtën e Turqisë për vetëmbrojte
Erdogan: Askush nuk mund të na kufizojë të drejtën e vetëmbrojtjes
Erdogan: Askush nuk mund të na kufizojë të drejtën e vetëmbrojtjes

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në fjalën që mbajti në një aktivitet të UNESCO-s në Stamboll tha se Turqia do të përdorë të drejtën e saj për të zgjeruar rregullat e angazhimit në mënyrë që të përfshijnë çdo lloj kërcënimi terrorist.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një fjalim në konferencën me titull “Gaziantepi: Qyteti i Gastronomisë Botërore – UNESCO", organizuar në fundjavë në Stamboll.

-“Turqia, rregullat e angazhimit nuk mund ti mbajë të kufizuara vetëm me sulmet reale që i bëhen asaj, por do të përdorë të drejtë e zgjerimit të këtyre rregullave në mënyrë që të përfshijnë çdo lloj kërcënimi terrorist, me në krye këtu kërcënimet me burim PYD-në dhe DAESH-in. Pika ku kemi arritur sot ka të bëjë me një situatë të vetëmbrojtjes. Askush nuk mund t'ia kufizojë Turqisë të drejtën e vetëmbrojtjes përballë sulmeve terroriste që i bëhen asaj; as nuk mund ta pengojë atë ta përdorë këtë të drejtë. Për sa i takon çështjes së luftës me kërcënimet me të cilat përballet sot Turqia, kjo e fundit nëse e shikon të nevojshme ka të drejtë të kryejë operacione të çfarëdoshme në çdo vend, në Siri dhe kudo ku ka strofka të organizatave terroriste", - nënvizoi kreu i shtetit turk.

Presidenti Erdogan paralajmëroi edhe një herë organizatat terroriste dhe ata që i përkrahin dhe mbështesin ato.

-“Ata që nuk janë në gjendje të arsyetojnë prezencën e tyre në rajon, janë të detyruar të respektojnë operacionet që ndërmerr Turqia në drejtim të mbrojtjes së territorit të saj dhe të garantimit të sigurisë së jetës për qytetarët. Kur jemi në situatën e vetëmbrojtjes, cilido që të na dalë përpara, atë e pranojmë për terrorist dhe sipas kësaj edhe do veprojmë", u shpreh Erdogan.

Presidenti Erdoan i vlerësoi si jo të sinqerta pritshmëritë e disa vendeve, të cilat bëjnë reagime të fuqishme kur bëhet fjalë për sulmet terroriste ndaj qytetarëve të tyre, ndërsa nga Turqia presin që të jetë e durueshme dhe e fortë".

-“Jeta e çdo shtetasi të Republikës së Turqisë nuk është më pak e lirë se jeta e qytetarëve që jetojnë në një vend të çfarëdoshëm të botës. Në të njëjtën logjikë nuk mund të vlerësohet si e pavlerë jeta e asnjë të pafajshmi, të vuajturi që masakrohet në Siri, në Irak, në Palestinë, në Ukrainë dhe në rajone të ndryshme të botës, në krahasim me jetën e njerëzve që jetojnë në vendet perëndimore. Nuk është e sinqertë ajo që bëjnë këto vende, ndërkohë që japin reagime shumë të forta përballë sulmeve që bëhen kundër qytetarëve të tyre, mundohen ta ngushëllojnë Turqinë, duke i thënë vetëm që të jetë e durueshme dhe fortë", u shpreh Erdoan.



Lajme të ngjashme