Çavusoglu: Hiqni dorë nga standardi i dyfishtë

"Sulmi i terrorit në Ankara ka treguar se terrorizmi në sulmin e ndodhur në Ankara ka treguar edhe njëherë fytyrën e shëmtuar të tij dhe gjithashtu". -tha Ministri i Jashtëm Çavusoglu.

Çavusoglu: Hiqni dorë nga standardi i dyfishtë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në programin "Çfarë po Ndodh në Politikën e Jashtme?" i organizuar nga Shoqata e Industrialistëve të Pavarur dhe e Biznesmenëve (MÜSİAD) në Turqi, ka deklaruar se terrorizmi në sulmin e ndodhur në Ankara ka treguar edhe njëherë fytyrën e shëmtuar të tij dhe gjithashtu, sipas tij, ka treguar se sa i drejtë ka qenë vendimi i marrë me vendosmëri kundër terrorizmit.

Duke vënë në dukje se duhet të luftohet me çdo lloj të terrorizmit pa kryer dallime mes organizatave terroriste Çavuşoğlu, u shpreh: "Për ne janë njëlloj si DAESH-i ashtu edhe El-Nusra. Ashtu siç është PKK-ja ashtu janë edhe YPG-ja dhe DHKP/C, sepse këto janë të ndërthurura me njëra-tjetrën. Këto bashkëveprojnë për t'ia arritur qëllimeve të tyre në Siri, Turqi dhe në Irakun e Veriut. Terrorizmi nuk na tretë neve. Për të pastruar Turqinë nga terrorizmi do të vazhdojmë luftën tonë në të gjithë qytetet".

Çavuşoğlu, pasi ka pohuar se edhe nga bota presin që të jenë të sinqertë në çështjen e terrorizmit ka vazhduar më tej: "Në Ankara ndodhi një sulm terrori. Ngushëllimet, pikëllimet vijnë, por kur ndodh në Paris çdo kush flet për Parisin. Në Stamboll pati sulm të terrorizmit dhe shtetasit gjermanë humbën jetën. Nëse ky sulm do të kishte ndodhur në një vend tjetër përsëri do të ishte folur për atje. Një qasje e tillë 'kur të ndodh ty sulmi i terrorizmit ne mërzitemi, por ku më ndodh mua gjithkush duhet të vrapojë dhe duhet të mbështesë' i shërben vetëm terrorizmit. Ne duhet të mbajmë qëndrim të njëjtë për solidarizimin të atij vendi ku ndodh sulmi terrorist pavarësisht se nga vjen, dhe çfarë burimi ka apo kush ndodhet në objektivin e këtij sulmi terrorist. Nuk mund të mbahet një qëndrim i tillë për sulmin në Paris 'këto janë xhihadistë dhe menjëherë të vihesh në veprim me ndjenjat islamofobike, ndërsa për sulmin në Ankara këto janë me ideologjinë marksiste, leniniste dhe për këtë arsye nuk mund të jenë shumë të dëmshëm”.

Sipas Çavuşoğlu i njëjti qëndrim po mbahet edhe për Sirinë ku organizatat terroriste atje po vërehen nga kjo pikëpamje. “Në çështjen e terrorizmit hiqni dorë nga standardi i dyfishtë. Nuk mund të ketë terrorizëm të mirë dhe të keq, apo sekular dhe laik. Terrorizmi gjithashtu nuk ka rajon dhe nuk mund të vërehet se kë ka në objektiv. Në ditët e fundit disa miq tanët kryesisht në çështjen e YPG-së kanë nisur të shikojnë të vërtetat. Ne na shprehen ndryshe, në vende të tjera shprehen ndryshe. Turqia që nga fillimi e deri në fund ka patur të njëjtin qëndrim në çështjen e Sirisë dhe të terrorizmit. Në asnjërin prej pikëpamjeve tona që kemi mbajtur nuk ka patur devijim. Çfarë kemi parashikuar para 5 vitesh ka ndodhur e njëjta gjë".

- Takimi i Mynihut -

Ndër të tjera ministri Çavuşoğlu ka theksuar se i vetmi shqetësim është paqja dhe qetësia në Siri dhe e ardhmja e atij vendi. Gjithashtu kryediplomati turk ka shtuar më tej se ata kanë marrë pjesë në një luftë aktive kundër organizatës terroriste DAESH dhe se kanë hapur bazat për avionët e vendeve që dëshirojnë të japin mbështetje për këtë qëllim.

Duke vënë në dukje se siç janë hapur bazat për avionët francezë, gjermanë dhe britanikë ashtu janë hapur edhe për avionët e ardhur nga Arabia Saudite, Çavuşoğlu, ka deklaruar se ndaj atyre që shqetësohen për ardhjen e avionëve të Arabisë Saudite, nuk ka një agjendë të fshehur me këtë vend.



Lajme të ngjashme