Biseda Obama-Erdogan: Obama shpreh shqetësimin për përparimin e YPG-së

Pas sulmit terrorist të përjetuar në Ankara, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Biseda Obama-Erdogan: Obama shpreh shqetësimin për përparimin e YPG-së

Presidenti Obama i ka shprehur ngushëllimet Presidentit Erdogan dhe thuhet se ka vënë në dukje shqetësimin për përparimin e YPG-së.

Në bisedën e zhvilluar ndërmjet dy liderëve është shqyrtuar kriza në Siri, bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit si dhe për marrëdhëniet aktuale dhe ato të në të ardhmen mes dy vendeve.

Obama në fjalën e tij ka theksuar se SHBA-ja i jep rëndësi sigurisë kombëtare të një aleati të NATO-s si Turqia si dhe i jep të drejtë asaj në luftën për vetëmbrojtje.

Nga ana tjetër Erdogan ka vënë në dukje se Turqia mbështet vendimin e konferencës së Mynih-ut mbi Sirinë. Dy liderët i bënë thirrje regjimit të Esadit ti japë fund sulmeve ndaj opozitës së moderuar siriane.

Erdogan dhe Obama vunë në dukje gjithashtu se do të vazhdojnë luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste duke përfshirë këtu PKK dhe theksuan se objektivi i tyre i përbashkët është lufta kundër DAESH.



Lajme të ngjashme