Turqia: Marrëveshja SHBA-Rusi ka për qëllim parandalimin e fuqizimit të Turqisë

A po vjen një reprezalje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës që deklaroi se PYD-në nuk e shohin si një organizatë terroriste?

Turqia: Marrëveshja SHBA-Rusi ka për qëllim parandalimin e fuqizimit të Turqisë

Kryekëshilltari i Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Şeref Malkoç, deklaroi se mund të mbyllin për avionët amerikanë bazën ajrore Incirlik në rrethin e Adanasë.

Malkoç bëri të ditur se udhëheqjet e Moskës dhe Uashingtonit me marrëveshjen e bërë mbi Sirinë, kanë për qëllim që të parandalojnë fuqizimin e Turqisë.

Sipas lajmit që zuri vend në gazetën “Bugün", Şeref Malkoç tha: “Nëse ata që duhet të jenë miqtë tanë bëjnë armiqësi, atëherë merret masë. Kjo nuk duhet kufizuar vetëm me Bazën Ajrore të Incirlik. Turqia ka mundësi të gjera. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Siri, janë duke vepruar sëbashku me Rusinë në dezavantazh të Turqisë. A ka shpjegim për këtë? Fytyrat e tyre do të nxihen dhe do të skuqen. Turqia ka të drejtë dhe këtë të drejtë të saj do ja shpjegojë botës në çdo platformë" tha Ai.

Së fundmi me Amerikën kishte dal në shesh edhe tensioni i “autorit".

Në konferencën e përditshme të shtypit në departamentin amerikan të shtetit, Zëdhënësi John Kirby që ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me sulmin në Ankara, shprehjen e filloi me fjalët: “ky ishte një sulm terrorist që vrau njerëz të pafajshëm".

Por tërhoqi reagim pasi për deklaratën e Turqisë “autori i sulmit është organizata terroriste PYD" tha “ne nuk jemi në pozicionin për ta konfirmuar ose për ta refuzuar".

Pyetjes nëse janë bindur nga provat që Turqia ka prezantuar për lidhjen e sulmit me PYG-në gjatë mbledhjes me ambasadorët ku merrte pjesë edhe Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Turqisë Feridun Sinirlioğlu dhe ambasadori i SHBA në Ankara John Bass, Kirby ju përgjigj me fjalët: “për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo është një pyetje e 'pa përcaktuar'".

Kirby, bëri të ditur se Nënsekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilluan një bisedë telefonike në lidhje me sulmin në Ankara dhe pyetjes nëse Kerry i kishte ripërsëritur apo jo ministrit turk thirrjen për të ndaluar bombardimin ndaj objektivave të YPG-së në Siri, zëdhënësi amerikan iu përgjigj me fjalët: “Ne mbajmë të njëjtin qëndrim. Thirrja për ndaljen e bombardimeve kundrejt YPG-së, ju shpreh javën e kaluar Kryeministrit Ahmet Davutoglu nga ana e ndihmëspresidentit amerikan, Joe Biden. Edhe ne e kemi shprehur këtë gjë nga podiumi ynë këtu. Në këtë temë nuk ka asnjë ndryshim".

Ndërsa në lidhje me deklaratën me shkrim të Presidentit Erdogan pas sulmit në Ankara se “Turqia përdor të drejtën legjitime për tu vetëmbrojtur" dhe në lidhje me pretendimet se mund të fillojë një operacion përtej kufirit kundër YPG-së, Kirby tha: “Çdo shtet ka përgjegjësinë dhe domosdoshmërinë për të mbrojtur nënshtetasit e tij. Në lidhje me goditjen me artileri përtej kufirit e kemi paralajmëruar Turqinë dhe vazhdojmë ta paralajmërojmë. Ne vazhdojmë të paralajmërojmë që mos të bëhen minime (përparimi nga Afrini për në lindje) kundër YPG-së në përpjekjen më të gjerë kundër DAESH-it".



Lajme të ngjashme