Sulmi terrorist në Ankara - Davutoglu: Autori është Saleh Nejar, anëtar i YPG-së

"Autori i sulmit terrorist në Ankara, i cili arriti të shpërthejë një autobombë duke shkaktuar 28 të vdekur dhe 61 të plagosur, quhej Saleh Nejar dhe ishte anëtar i organizatës terroriste, YPG", deklaroi sot Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Sulmi terrorist në Ankara - Davutoglu: Autori është Saleh Nejar, anëtar i YPG-së

Ai konfirmoi dyshimet e medias të shpërndara sot në mëngjes.

"Sulmi u krye nga PKK-ja së bashku me një person, i cili kishte hyrë në Turqi nga Siria. Hetimet vazhdojnë dhe ndoshta mund të kemi arrestime të tjera", tha Davutoglu.

Turqia konsideron PKK-në dhe zgjatimin e saj në Siri, YPG, si organizata terroriste.



Lajme të ngjashme