MPJ e Turqisë fton ambasadorët e anëtareve të përhershme në KS të OKB-së mbi sulmin në Ankara

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ftoi ambasadorët e shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për t'u informuar mbi sulmin terrorist që ndodhi në Ankara.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, MPJ e Turqisë ka ftuar për të informuar ambasadorin e SHBA-së John Bass, ambasadorin e Gjermanisë Martin Erdmann, ambasadorin e Rusisë Andrey Gennadiyeviç Karlov, ambasadorin e Britanisë Richard Moore, ambasadorin e Francës Charles Fries, ambasadorin e Kinës Yu Hong Yang, ambasadorin në Ankara të Holandës e cila ka dhe presidencën e BE-së Cornelis Van Rij dhe kryetarin e Delegacionit të BE-së në Turqi ambasadorin Hansjörg Haber.

Theksohet se nënsekretari i Ministrisë Feridun Sinirlioglu, po zhvillon takime të veçanta me ambasadorët.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu, deklaroi se do ti jepte direktivë ministrit të Jashtëm Mevlut Çavushoglu që në lidhje me sulmin terrorist në Ankara të ftonte ambasadorët e pesë vendeve të përhershme të OKB-së dhe ambasadorët e vendeve aleate dhe mike ku atyre do t'u jepeshin informacione dhe dokumente në lidhje me sulmin.

Lajme të ngjashme