Etapa e katërt e ndihmave humanitare që Turqia dërgon në Jemen

“Anija e Dhembshurisë" me ndihma humanitare që është dërguar në Jemen me koordinimin e Departamentit të Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), kaloi Kanalin e Suezit.

Etapa e katërt e ndihmave humanitare që Turqia dërgon në Jemen

Sipas deklaratës së bërë nga AFAD, “Anija e Dhembshurisë", përbën fazën e katërt të ndihmave në Jemen dhe transporton 5 mijë e 400 ton ndihma humanitare.

Kjo anije që vazhdon udhën e saj, do të mbërrijë në portin Aden të Jemenit në datën 21 shkurt. Ndër ndihmat që gjenden në anije krahas miellit, sheqerit, vajit, salcës së domates, makaronave dhe orizit ka edhe ilaçe dhe serume.

Operacioni i koordinuar me departamentin e Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), ka cilësinë e ndihmës më të madhe të bërë deri më tani në Jemen.

Me këtë anije, në vjeshtën e 2016-ës, me direktivën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, planifikohet që të dërgohen edhe ndihmat e etapës së 5-të në Jemen.



Lajme të ngjashme