Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Durimi i Turqisë është duke u testuar

Presidenti Erdoan u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejt.

Erdogan: Durimi i Turqisë është duke u testuar

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në deklaratën e tij të bërë pas sulmit në Ankara tha se durimi i Turqisë është duke u testuar.

Presidenti Erdoan u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejt ndërsa shtoi: “Shtimi i numrit të viktimave të reja në humbjet që i dha Turqia në luftën e saj kundër terrorit është duke e testuar durimin tonë. Vendosmëria e jonë për t'iu kundërpërgjigjur fuqishëm ndaj sulmeve të kryera nga brenda dhe jashtë vendit që si objektiv marrin bashkimin, solidariteti dhe të ardhmen tonë vjen duke u forcuar edhe më shumë me këto lloj aktesh".

Duke përsëritur mesazhin për vendosmërinë në luftën kundër terrorit, Presidenti Erdoan tha: “Ne do të vazhdojmë çdo herë e më shumë me vendosmëri luftën tonë kundër pionëve, të cilët i kryejnë këto lloj sulmesh e që nuk kanë asnjë kufi moral dhe njerëzor dhe fuqive që qëndrojnë prapa tyre".

Në vazhdim Presidenti Erdoan duke vënë theksin në të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje vijoi me këto fjalë: “Vendosmëria e jonë për t'iu kundërpërgjigjur fuqishëm ndaj sulmeve të kryera nga brenda dhe jashtë vendit që si objektiv marrin bashkimin, solidariteti dhe të ardhmen tonë vjen duke u forcuar edhe më shumë me këto lloj aktesh. Duhet të dihet se Turqia do të përdorë të drejtën e saj në vetëmbrojtje në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo situatë. Ezani ynë nuk do të ndale dhe flamuri nuk do të ulet".



Lajme të ngjashme