Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia pajiset me trena të rinj të shpejtësisë së lartë

Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) i është dorëzuar edhe grupi i dytë i gjeneratës së re të Trenit të Shpejtësisë së Lartë (YHT), të cilin e kishin porositur tek firma gjermane “Siemens".

Turqia pajiset me trena të rinj të shpejtësisë së lartë

Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) kishte porositur tek kompania gjermane “Siemens" 7 trena të shpejtësisë së lartë. Grupi i trenit i tipit Velaro D dhe i serisë HT 80000 që nga 23 maj 2015 e këtej vazhdon të punojë në linjën Ankara-Konya.

Nga këta trena të shpejtësisë së lartë të porositur tek firma “Siemens" është dorëzuar grupi i dytë.

Grupi në fjalë i trenave zotëron standardet më të larta në mesin e shembujve të vet në botë dhe është një nga trenat më të mirë të prodhuar deri më sot në aspektin e rehatisë, sigurisë, udhëtimit dhe komoditetet dhe lehtësitë e shërbimet e tjera që ofron.

Veçoria dalluese më e rëndësishme e këtij grupi nga grupet e tjera të trenave është se hyjnë në grupin e trenave me shpejtësi shumë të lartë dhe arrijnë në orë një shpejtësi operacionale 300 km/orë. Ndërsa trenat e kategorive të tjera shpejtësia maksimale që mund të arrijnë shkon deri në 250 km/orë.

5 grupet e tjera të trenave të shpejtësisë së lartë që janë porositur tek “Siemens" parashikohet tu dorëzohen Hekurudhave Shtetërore turke deri në fund të tetorit.

Tek grupet e trenave të shpejtësisë së lartë 45 janë të klasit të parë, ku 3 vagonë janë të “business class", secili me kapacitet 4 pasagjerë (pra gjithsej 12 kolltukë; 424 kolltukë janë të klasit ekonomik, një restorant me kapacitet 36 ulëse, 2 kolltukë për personat me aftësi të kufizuara (me karrocë), pra gjithsej një grup i tillë merr 519 pasagjerë.



Lajme të ngjashme