Ministri i Jashtëm turk do të informojë deputetët për zhvillimet në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) sot do të informojë Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë mbi zhvillimet në Siri.

Ministri i Jashtëm turk do të informojë deputetët për zhvillimet në Siri

Kërkesën për një informim të tillë në lidhje me zhvillimet në Siri e kishin kërkuar partitë e opozitës CHP dhe MHP, kurse partia HDP kishte depozituar në Kryesinë e Kuvendit mocionin për interpelancë.

Në përgjigje të kësaj qeveria vendosi që Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) të informojë deputetët në seance plenare, që do të fillojë në orën 1530 dhe ku zhvillimet në Siri do të trajtohen në të gjitha dimensionet.

Edhe partive politike në parlament do t'u njihen nga 10 minuta kohë për të folur.



Lajme të ngjashme