Davutoglu: Turqia nuk do të lejojë rënien e Azez-it në Siri

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun ukrainas, Arseniy Yatcsenyuk, në Kiev tha se asnjë njësi turke e sigurisë nuk gjendet sot brenda territorit sirian.

Davutoglu: Turqia nuk do të lejojë rënien e Azez-it në Siri
Davutoglu: Turqia nuk mund të heshtë, kur të gjithë livadhisin në kufirin e saj
Davutoglu: Turqia nuk mund të heshtë, kur të gjithë livadhisin në kufirin e saj

Forcat e Armatosura Turke goditën me artileri objektivat krahut të organizatës terroriste PKK në Siri, YPG, në provincën Azez. Deklarata zyrtare në lidhje me këtë zhvillim erdhi nga Kryeministri Ahmet Davutollu. -“Askush të mos presë që Turqia të heshtë në një mjedis, ku të gjithë livadhisin në kufi”, tha ai.

-“Turqia është gjendur përherë pranë popullit sirian dhe asnjëherë nuk ka qenë pushtuese në Siri", tha Kryeministri Ahmet Davutollu gjatë një konference të përbashkët për mediat me homologun, Arseniy Yatsenyuk pas takimit të mbajtur sot në Kiev, ku ka shkuar për një vizitë pune.

Në fillim të fjalës së tij Kryeministri turk rikujtoi se ndërkohë që po kryente takimin me Yatsenuk Rusia kishte goditur me raketa, që mendohet se janë lëshuar nga Kaspiku, një shkollë dhe spital në qytezën Azez të Sirisë, duke shkaktuar vdekjen e shumë civilëve.

Shefi i Ankarasë zyrtare vuri në pah se në rast të vazhdimit të sulmeve ndaj Azazit të forcave të YPG/PYD-së, që veprojnë si të ishin ushtarë të Rusisë në terren, edhe ndaj tyre do të kundërpërgjigjen me vendosmëri maksimale.

“YPG-ja nuk do të mund t'i afrohet Azazit; ne nuk do të lejojmë që ky qytet të bjerë", u shpreh Davutoglu duke reaguar fuqishëm ndaj “altoparlantëve të luftës".

Regjimi sirian, i mbështetur edhe nga Rusia, vende të tjera dhe nga organizata terroriste, me në krye YPG-në, po shkakton sot në Siri shumë krime njerëzore, u shpreh kryeministri turk duke shtuar se me synimin për të fituar në terren para zgjidhjes së çështjes apo para se të mbahen bisedimet po e shkelin hapur të drejtën ndërkombëtare.

-“Në fakt sot kemi tre shtete, tërësia territoriale e të cilave kërcënohet nga Rusia; Gjeorgjia, Ukraina dhe Siria. Nëpërmjet mbështetjes që Moska i jep Armenisë në mënyrë indirekte kërcënohet 'de fakto' nga Rusia edhe integriteti territorial i Azerbajxhanit", theksoi Davutollu.

-“Tërësia territoriale dhe sovraniteti i Ukrainës për Turqinë përbëjnë një nga parimet më themelore", - nënvizoi Kryeministri Davutollu dhe vijoi: -“Kështu që Krimenë ne e pranojmë si një pjesë të Ukrainës. Sot jemi pranë Ukrainës, sidomos për çështjen e Krimesë, e cila ka vuajtur shumë gjatë periudhës së ish-Bashkimit Sovjetik.

Ndërsa Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, nga ana e tij e falënderoi Turqinë që mbron tërësinë territoriale dhe pavarësinë e vendit të tij dhe për faktin që Ankaraja i vlerëson si tokë ruse krahinat lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Lugansk, ku ushtria ukrainase vazhdon përpjekjet përballë agresionit rus.

Kryeministri ukrainas tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në fushën ekonomike janë në një nivel shumë të mirë, ndërsa theksoi se një nga pikat më kryesore që u diskutua në takim ishte Marrëveshja e Tregtisë së Lirë.

-“Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Turqisë në ekonominë e Ukrainës. Ne duam që programet ekonomike ti zhvillojmë akoma edhe më shumë", tha Yatsenyuk.

Kryeministri Davutollu do të pritet në takime të ndara nga Presidenti Petro Poroshenko dhe Kryetari i Parlamentit Volodemir Groysman.

Gjatë qëndrimit në Kiev, Davutollu do të takohet edhe me liderin e Tartarëve të Krimesë, Mustafa Kirimoglu, përfaqësuesit e mesketianë (Ahıska Türkleri) dhe gokouz (Gökoğuz Türkleri) si dhe me biznesmenët turq që operojnë në Ukrainë me firmat e tyre.

Në këtë vizitë njëditore marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të trajtohen në kuadër të partneritetit strategjik.


Lajme të ngjashme