Amerika dënon sulmin ndaj selive të gazetave turke “Yeni Akit” dhe “Yeni Şafak”

Amerika dënon sulmin ndaj selive të gazetave turke “Yeni Akit” dhe “Yeni Şafak”

431910
Amerika dënon sulmin ndaj selive të gazetave turke “Yeni Akit” dhe “Yeni Şafak”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmin ndaj ndërtesave të dy gazetave “Yeni Akit” dhe “Yeni Şafak”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në SHBA, Mark Toner, gjatë konferencës së përditshme për shtyp tha se sulmet kundër gazetarëve janë të papranueshme.

Ai theksoi se shtypi i lirë është pjesë e shoqërive demokratike dhe shtoi: “Yeni Şafak” dhe ”Yeni Akit” duhet të publikojnë lajmet e tyre pa ndjerë asnjë lloj frike për sulm”.

Persona të maskuar, ditën e mërkurë më datën 10 shkurt kanë sulmuar me armë zjarri dhe koktej molotovi selitë e gazetave “Yeni Şafak” dhe ”Yeni Akit” në Stamboll të Turqisë.



Lajme të ngjashme