Turqia e shqetësuar për trafikun Kandil-Siri

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) tha se ndërmjet Kandilit dhe Sirisë po zhvillohet një trafik që e shqetëson Turqinë, duke dhënë sinjalin se Ankaraja do të bëjë atë që duhet bërë përballë një gjëje të tillë.

Turqia e shqetësuar për trafikun Kandil-Siri

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë kthimit me avion nga Holanda Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) vlerësoi lidhjen ndërmjet Kandilit dhe YPG, që kjo e fundit është krahu i PKK-së që vepron në Siri.

-“Lidhjet e YPG-së me Kandilin dhe PKK-në janë më se të qarta", cilësoi Davutollu dhe vijoi: “Ka dy organizata që e përdorin horizontalisht hapësirën gjeografike të Irakut dhe Sirisë. Njëra është DAESH-i dhe tjetra është PKK-ja. Kur këto dy organizata terroriste kryejnë aktivitete në kufi të Turqisë dhe e shqetësojnë Turqinë, atëherë për ne nuk ekziston ndonjë dallim ndërmjet tyre. Të qenurit e njërës prej tyre në luftë kundër tjetrës nuk e bën atë legjitime. Mendoni Al-Nusran. Edhe kjo organizatë është zgjatim i Al-Kaedës dhe lufton kundër DAESH-it, vetëm se përpjekja e tyre me DAESH-in nuk e bën atë një organizatë legjitime. Në të njëjtën mënyrë edhe PKK-ja nuk mund të krijojë një legjitimitet të tillë", - sqaroi Davutollu.

I pyetur se do të bëjë apo jo diçka Turqia për veten e saj në lidhje me rihapjen e korridorit të Halepit Kryeministri tha: “Prisni ditët në vijim".

Kryeministri Davutollu tha se Ndihmëspresidentit amerikan, Joe Biden për 5 orë ia kishin sqaruar mbi hartë aktivitetet e kësaj organizate terroriste dhe çfarë rrugësh përdor ajo për të futur armë brenda në Turqi.

-“Por ne nuk mund ta shikojmë si legjitime YPG-në për faktin se ajo lufton kundër DAESH-it", nënvizoi Kryeministri.

Davutollu u shpreh se edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel në vizitën që bëri në fillim të javës në Ankara konfirmoi atë që Turqia kishte të drejtë për këtë çështje. –“Për herë të parë Bashkimi Evropian nisi të mbajë një qëndrim të qartë kundër Rusisë", shtoi Kryeministri Davutollu



Lajme të ngjashme