Stoltenberg: Një grup anijesh të NATO-s është dërguar urgjentisht në Egje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi të enjten se një grup anijesh aleate, nën komandën gjermane, do të shkojë pa vonuar në Detin Egje për të ndihmuar në luftën kundër trafikut të njerëzve dhe trafikantëve të emigrantëve.

Stoltenberg: Një grup anijesh të NATO-s është dërguar urgjentisht në Egje

“Komandanti i forcave aleate në Evropë, Gjenerali amerikan, Philip Breedlove, është duke urdhëruar një grup anijesh që të shkojnë në Detin Egje pa vonuar dhe të zhvillojnë aktivitete mbikëqyrjeje", deklaroi Stoltenberg duke prezantuar misionin detar që do të përballet me krizën migratore, për të cilën Aleanca ka dhënë miratimin e saj në parim.

“Misioni detar pritet që të aplikohet formalisht. Mbetet gjithashtu për të vendosur procedurat për të ndarë informacione me rojen bregdetare turke dhe me agjencianë evropiane Frontex", theksoi Stoltenberg.



Lajme të ngjashme