Antalia - Furnizohet me ujë liqeni artificial në kuadër të EXPO 2016-s
Në Antalia vijojnë përgatitjet e vrullshme për “EXPO 2016”, që është panairi i parë i Turqisë nën kujdesin e veçantë të Presidencës.

Projekti quhet: “Fertilizimi i disa Gjallesave Ujore Endemike në Liqenin e EXPO 2016-s në Antalia".
Liqeni artificial u furnizua me ujë pak ditë më parë dhe në kuadër të projektit tashmë aty jetojnë disa lloje gjallesash.
Deri më sot, në Liqenin e EXPO 2016-s në Antalia, që është ndërtuar artificialisht brenda hapësirës së ekspozitës prej 121 dynymësh në qytezën Aksu, janë lëshuar 22 lloje gjallesash ujore.
Në ujërat e këtij liqeni për momentin jetojnë 12 peshq, 3 bretkosa, 2 lloje breshkash e karkalecash, si dhe nga një gaforre, midhje e krustace.
Ky projekt synon të mbështesë edhe nëntemat “Qëndrueshmëria" dhe “Biodiversiteti" të EXPO 2016-s në Antalia, tema kryesore e të cilit është “Lulet dhe Fëmijët".
Qëllimet e projektit janë dy: 1- Garantimi i jetesës së gjallesave ujore endemike të Turqisë edhe në këtë hapësirë të re. 2- Krijimi i një rezerve për këto lloj gjallesash, në rast të zhdukjes së specieve të tyre.
Në këtë liqen prej gati 80 dynymësh, që ndodhet në të dalën e Gjirit të Mesdheut, ka edhe disa bimë ujore, të cilat do të formojnë jetën e gjallë në liqen së bashku me gjallesat e tjera ujore.
Agjencia organizuese e EXPO 2016-s në Antalia kishte firmosur më parë me Fakultetin e Akuakulturës së Universitetit të Mesdheut një protokoll për ndërtimin e ekosistemit në këtë liqen.
Deri më 23 prill 2016, datë që do të shënojë çeljen e EXPO 2016-s, në liqen do të lëshohen gjithsej 8 mijë e 500 gjallesa të ndryshme.Lajme të ngjashme

Erdogan: Duhen hequr kufizimet e vëna nga Suedia ndaj Turqisë
Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministren suedeze, Magdalena Andersson.