Akdogan: Turqia deri më sot mirëpriti 3 milionë sirianë

“Askush nuk ka të drejtë ti japë mësim Turqisë në lidhje me njerëzimin, Turqia në këtë aspekt është lënë e vetmuar", ka thënë Akdoan.

Akdogan: Turqia deri më sot mirëpriti 3 milionë sirianë

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Jallçën Akdoan (Yalçın Akdoğan) bëri të ditur se Turqia deri më sot hapi portat për 3 milionë mysafirë sirianë ndërsa këtë nuk e bëri pasi që ka qenë e detyruar.

“Askush nuk ka të drejtë ti japë mësim Turqisë në lidhje me njerëzimin, Turqia në këtë aspekt është lënë e vetmuar", ka thënë Akdoan.

Gjatë vizitës së qytetit të kontejnerëve ku janë të strehuar mysafirët sirianë në Kilis, Jallçën Akdoan i bëri një vlerësim rendit të ditës për gazetarët.

Duke e bërë të ditur se në 9 kampet e vendosura matanë kufirit janë të strehuar 100 mijë sirianë, Zëvendëskryeministri Akdoan tha se edhe këta mysafirë përfitojnë njëjtë nga shërbimet e ofruara sikurse ata që janë të strehuar në kampet brenda Turqisë.

Në përgjigje të kritikave se Turqia nuk hapi portat për refugjatët, Jallçën Akdoan tha: “Së pari nuk bëhet fjalë për ndonjë dyndje në kufi. Turqia vazhdon me politikat e saj të portave të hapura dhe këta 3 milionë mysafirë të ardhur deri më sot nuk janë pranuar për shkak se kemi qenë të detyruar. Turqia për shkak të botëkuptimit të saj moral dhe të ndërgjegjes hapi krahët për këta njerëz. Për këtë arsye askush nuk ka të drejtë ti japë mësim Turisë në lidhje me njerëzimin. Turqia deri më sot ka mbetur e vetmuar. Këtu bëhet fjalë për një tragjedi të madhe humanitare dhe vendi që nuk mbeti indiferent ndaj kësaj është Turqia".

Duke iu drejtuar edhe shoqërisë ndërkombëtare Jallçën Akdoan tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për të parandaluar një valë të re të migrimit.

“Në qoftë se bombardimet dhe masakrat vazhdojnë, në qoftë se mbi njerëzit hidhet vdekja, atëherë do të thotë se do të kemi valë të reja të migrimit. Regjimit të Esadit dhe bashkëpunëtorit të tyre Rusisë duhet thënë ndal", -ka thënë Akdoan.



Lajme të ngjashme