Publikohet numri i parë i revistës “TRT Akademi”

TRT-ja, pioniere e transmetimeve radiotelevizive në Turqi, ka jetësuar një numër të madh produktesh edhe në fushën e medias së shkruar, krahas atyre të mirënjohura në median audiovizive.

Publikohet numri i parë i revistës “TRT Akademi”

Në këtë kontekst, TRT-ja ka nxjerrë së fundmi një recension me objektiva ndërkombëtare, për t'i hapur në gjirin e vetë një hapësirë të re akumulimit dhe prodhimtarisë akademike të Turqisë.

Përmes kësaj reviste, TRT-ja synon të hedhë dritë mbi problemet e sektorit të medias, të prodhojë strategji në këtë fushë dhe të paraqesë propozime konkrete për vendimmarrësit e sektorit të transmetimeve.

Recensioni në fjalë, ku zënë vend një sërë artikujsh akademikë në gjuhën turke dhe atë angleze, mund të lexohet edhe nëpërmjet internetit.

Tema e numrit të parë të revistës “TRT Akademi", publikuar në janar 2016, që është përgatitur nga Departamenti i Trajnimeve të TRT-së dhe redaktuar nga prof. dr. Muhammet Bilal Arik, është “Industria e Argëtimit". Krahas artikujve shkencorë, në numrin e parë të recensionit zënë vend gjithashtu reportazhe me emra të shquar të botës akademike dhe asaj mediatike, kritika letrare dhe analiza.

Sakaq, në numrin e dytë të kësaj reviste, që do të publikohet në muajin korrik 2016, si temë kryesore do të trajtohet “Media Digjitale", kurse tema të tjera do të jenë: “Media Digjitale dhe Ligji", “Rrjetet Sociale dhe Revolucionet e Internetit", “Kultura Digjitale dhe Identiteti Virtual", “Marketingu Digjital", “Transmetimet Interaktive", “Media Digjitale dhe Liria Individuale", “Reklamat Digjitale", “Diplomacia Digjitale" etj.

Afati i fundit të dërgimit të artikujve për numrin e dytë të revistës “TRT Akademi" është data 15 mars 2016.



Lajme të ngjashme