Modeli i ri crossover i Toyota-s do të prodhohet në Turqi

Modeli i ri i Toyota-s crossover, segmenti C do të prodhohet në Turqi.

Modeli i ri crossover i Toyota-s do të prodhohet në Turqi

Për modelin që do të zbresë në tokë në fund të vitit 2016-të, do të krijohen vende pune për 1 000 persona dhe do të bëhet një investim prej 450 milion dollarë.

Drejtori i “Toyota Motor" përgjegjës për Evropën, Dr Johan van Zyl, tha se modeli i ri do të prodhohet nga ana e Industrisë Automobilistike Toyota në Turqi.

Johan van Zyl theksoi se modeli i ri që do të jetë automobili i parë crossover dhe hibrit që prodhohet në Turqi dhe sëbashku me prodhimin e këtij automobili kapaciteti prodhues në këtë fabrikë nga 150 mijë do të arrijë në 280 mijë.

Johan van Zyl, u shpreh se automjeti i ri që përbën një kërkesë të rëndësishme për grupin e prodhimit global të Tayota-s dhe duke qenë se do të prodhohet në Turqi është një burim krenarie për punonjësit në Turqi dhe për industritë ndihmëse të saj.

Kurse Drejtori i përgjithshëm i Industrisë Automobilistike Toyota në Turqi, njëkohësisht edhe Udhëheqësi Ekzekutiv (CEO), Hiroshi Kato tha se janë shumë të lumtur që do të prodhojnë një model të tretë në kompleksin në rrethin e Sakarja-s.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shitjes dhe Tregtimit të Toyota-s në Turqi, Ali Haydar Bozkurt, bëri të ditur se janë entuziastë për prodhimin e automobilit të ri në Turqi.

Ai nënvizoi se vitin e kaluar shitën më shumë se 50 mijë automobila dhe me prodhimin e automobilit të ri kjo shifër do të shtohet me 15-20 mijë automobila.



Lajme të ngjashme